Dy pacientë me koronavirus në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë të hospitalizuar 47 pacientë me Covid 19, në pritje të rezultateve janë 10 raste, ndërsa janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19, gjithsej 4 raste.

Nga 47 raste të infektuar me Covid -19:

• 41 raste janë në gjendje stabile
• 4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• 2 pacientë janë në mjekimin intensiv në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka asnjë rast të ri të infeksionit brenda-spitalor, ndërsa 4 infermieret e infektuara më parë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimi: Klinika Infektive-QKUK