Dy përballje interesante në Ligën e Kampionëve

Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje kthyese në kuadër të fazës 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjeve të para të kësaj faze para tri javësh, tani radha është për ndeshjet kthyese, të cilat do të na japin dy çerekfinalistë.

Në ndeshjen e dytë, Barcelona është nikoqire e Napolit, ku do të kërkojë fitore në “Estadi Olimpic Lluis Companys” pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Në takimin tjetër, Arsenali e pret Porton në “Emirates” dhe synon ta shkrijë epërsinë e humbjes 1-0 nga ndeshja e parë.

Të dy përballjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.