Ballina Lajmet Kosovë Dy persona arrestohen në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte të...

Dy persona arrestohen në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte të kryera në vitin 1999

Dy persona janë arrestuar në Zubin Potok të dyshuar se kanë kryer krime lufte në vitin 1999 ndaj popullatës civile.

Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e 23 civilëve shqiptarë më 19.04.1999

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civil shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.