Dy raste përdhunimi, njëri në Gjakovë e tjetri në Gjilan

Policia e Kosovës në raportin e saj të sotshëm bën të ditur për arrestimin e dy personave, të cilët kishin përdhunuar dy femra të moshës jomadhore. Njëri rast kishte ndodhur dje në Gjakovë, e tjetri më 3 gusht në Gjilan, transmeton Koha.net.

Në Gjakovë dje është arrestuar një mashkull me përkatësi etnike egjiptian, i cili dyshohet se në një motel kishte përdhunuar një femër, viktimë e mitur po ashtu egjiptiane. Policia bën të ditur se autori i këtij akti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Gjilan një tjetër mashkull, në këtë rast shqiptar, dje është arrestuar me dyshimin se më 3 gusht kishte keqpërdorur seksualisht një femër shqiptare. Në raport theksohet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.