Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vajza, prej të cilave njëra e mitur, janë raportuar të zhdukura gjatë 24 orëve të fundit.
Në Podujevë, një burrë ka denoncuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia më 12 dhjetor 2025, dhe ende nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.
“Më 12.12.2025 ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë per vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Po ashtu, në Prishtinë, një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e saj.
“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.
Sipas raportit të Policisë të dyja rastet janë duke u hetuar.







