Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dyshoheshin për plane terroriste, arrestohen 10 persona

Dyshoheshin për plane terroriste, arrestohen 10 persona

10 persona janë arrestuar nga policia gjermane, pasi dyshohen se po planifikonin sulme terroriste.

Autoritetet gjermane nisën kontrollin dhe verifikimet e personave në zonat e North Rhein-Westfalia dhe Baden-Württemberg në Gjermaninë Perëndimore.

Një prej të arrestuarve pretendohet se është nga Taxhikistani. Ndërsa kombësia e të dyshuarve të tjerë ende nuk është bërë e ditur.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar persona të tjetër të cilët dyshohen se kanë lidhje të drejtpërdrejta me organizaten terroriste ISIS.