“Më e keqe se gjuajtja me armë është mbrojtja kanunore e Haradinajt”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka kritikuar ashpër gjuajtjen me armë që zëvendëskryeministri Dardan Gashi, kishte bërë muaj më parë.

Por pavarësisht gjuajtjes me armë të Gashit, sipas tij më e keqe është mbrojta kanunore që është duke i bërë kryeministri Haradinaj.“Ma e keqe se e gjuajtja me armë është mbrojta që po i bëhet nga kryeministrit, me arsyetimet kanunore. Ne nuk e dimë se a ka gjuajtur me armë gazi siç po pretendon kryeministri, sepse e ka hap dritaren dhe ka gjuajt me armë, por edhe arma me gaz është e dënueshme”, ka thënë Avdyli, në Klan Kosova.

Ai më tej ka thënë se pavarësisht pretendimeve të deputetit të PDK-së, Memli Krasniq se të gjithë nganjëherë gjuajnë me armë, ai ka thënë se asnjëherë nuk ka gjuajtur me armë.