Edhe KFOR-i në kërkim të policëve të zhdukur

Pasi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë zhdukur pasi kanë rënë në lumin Lepenc është angazhuar edhe KFOR për gjetjen e tyre.

Që prej momentit kur autoritetet kanë marrë lajmin për aksidentin e tyre, të gjitha njësitë përgjegjëse janë duke kërkuar trupat e të dy policëve.

Ndërsa sot gjatë ditës në vend të ngjarjes kanë qenë ministri i punëve të brendshme, Bejtush Gashi, ushtruesi detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Mbrëmë dy policët M.D. dhe A.T. janë rrokullisur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, me veturë zyrtare, prej ku trupat e tyre janë zhdukur.

Aksioni për kërkimin e tyre po vazhdon edhe sot, pasi që mbrëmë kërkimet për t’i gjetur trupat e tyre janë zhvilluar deri vonë.