Efekti i dyfishtë i kafesë në lukth

Ndikimi i kafesë në lukth nuk do të thotë se detyrimisht do të jetë negativ, bëjnë të ditur studimet e fundit.

Konsumimi i kafesë jo gjithmonë duhet të shoqërohet me një shtim të aciditetit në lukth dhe me mundime gastrike.

Studiuesit nga Universiteti i Vjenës kanë zbuluar se kafja krahas efekteve negative ka edhe një ndikim gastro-protektiv, që mbron mukozën e lukthit.

Faktorët kryesor për aciditetin e rritur janë kofeina, kateholi dhe N-alkanol-5-hidroksitriptamidi (të cilët nxitin gjëndrat e tajimit të acidit në lukth).

Përbërësi që mund të pengojë tajimin e rritur të acidit klorhidrik dhe efektet e dëmshme të tij në mukozën e lukthit është N-metilpiridin (NMP).

Ky përbërës gjendet vetëm në kokrrat e pjekura së tepërmi të kafesë, andaj është e preferuar që në mëngjes të filloni me kafe espres ose ndonjë lloj tjetër të kafes së zezë të pjekur.