Egjipti ka qenë i pafat në përballjen me Uruguajin duke e humbur ndeshjen në minutën e fundit të takimit.
Pa Mohamed Salahun e lënduar, kombëtarja aziatike u mposht me një gol të shënuar në njërin nga aksionet e fundit të takimit.
Jose Gimenez shënoi golin e vetëm për Uruguajin duke shfrytëzuar një top në ajër të cilin me kokë e futi në rrjetë.
Në këtë grup, Rusia dhe Uruguaji kanë nga 3 pikë në ndeshjet e para, ndërsa Egjipti dhe Arabia janë pa asnjë pikë./Indeksonline/