Ekipi olimpik i Kosovës niset drejt Pekini

Ekipi olimpik i Kosovës është nisur për në Pekin të Kinës, ku nga 4 deri më 20 shkurt 2022, do të mbahen Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore.

Ekipi kosovar që do të garoj përbëhet nga dy skitarët Kiana Kryeziu e Albin Tahiri, ndërkohë trajner i tyre është Agim Pupovci teksa shefi i misionit, është Bujar Turjaka, njofton faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Për shkak të masave anti Covid 19, të katër anëtarët ekipit kanë pranuar dy teste negative , kurse një tjetër test do t’iu bëhet me të mbërritur në aeroportin e Pekinit, ndërsa gjatë ditëve të qëndrimit në Fshatin Olimpik, do t’iu bëhen çdo ditë teste.

Albin Tahiri ka përfaqësuar vendin tonë edhe katër vite më parë kurse Kiana Kryeziu është femra e parë që do ta përfaqësoj Kosovën në olimpiadën dimërore.