Ekzekutivi thotë se Samsung do të shesë po aq pajisje premium sa Apple brenda 5 viteve të ardhshme

Mbase shefi i Samsung është treguar tejet konfident lidhur me pretendimet e tij ndërsa një raport i fundit thotë se Apple ka informuar furnizuesit të përgatiten prodhimin dhe montimin e 84-89 milionë iPhone 15.

Shefi i divizionit mobil të Samsung, TM Roh, gjatë një konference për mediat që u mbajt në zyrat e kompanisë në Seul ndau disa shifra impresionuese rreth smartfonëve me ekrane me palosje.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Samsung prezantoi gjeneratën e pestë të smartfonëve me palosje Galaxy Z Fold 5 dhe Z Flip 5.

Roh tha se një nga tre smartfonë Premium Galaxy shitur në Kore këtë vit, do të jetë një smartfon me ekran me palosje ku kjo kategori kapërcen 20 përqind të shitjeve të flagshipëve Galaxy.

Ai beson se në segmentin e smartfonëve Premium, Samsung do të arrijë të shesë po aq pajisje sa Apple brenda 5 viteve të ardhshme.

Mbase shefi i Samsung është treguar tejet konfident lidhur me pretendimet e tij ndërsa një raport i fundit thotë se Apple ka informuar furnizuesit të përgatiten prodhimin dhe montimin e 84-89 milionë iPhone 15.

Linja Galaxy S23 ende nuk ka arritur as gjysmën e shitjeve të kësaj shifre, por TM Roh beson se nën lidershipin e tij Apple do të ketë një kundërshtar të vërtetë.

Ekzistojnë dy probleme kryesore të cilat e pengojnë Samsung të kapë ritmin e Apple në segmentin e smartfonëve Premium. I pari është padyshim mungesa e një ekosistemi ku Apple shet disa kategori produktesh dhe ndërton vetë harduerët e tyre.

I dyti është çmimi ku 999 dollarë për Galaxy Z Flip 5 mund të konsiderohet i paarritshëm për shumë përdorues.

Edhe pse Samsung shet më shumë smartfonë se Apple përgjatë 12-muajve, është një kombinim pajisjesh të segmentit të ulët, mesëm dhe të lartë.