Romës i ka mjaftuar një gol i El Shaarawy për të shënuar fitore në stadiumin ‘Olimpico’.
Në kuadër të xhiros së 11-të, Roma ka mposhtur 1:0 Bolognan.Ishte sulmuesi El Shaarawy që shënoi në minutën e 33’-të të takimit.
Pas kësaj fitore, Roma renditet në vendin e pestë me 24 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme udhëton te Fiorentina.








