Elon Musk bëhet përsëri njeriu më i pasur në botë

Elon Musk, co-founder and chief executive officer of Tesla Motors Inc., attends a key delivery ceremony of the company's premium electric sedan Model S vehicles to customers in Tokyo, Japan, on Monday, Sept. 8, 2014. Tesla may partner with Toyota Motor Corp. again in the future, Musk said. Photographer: Yuriko Nakao/Bloomberg via Getty Images

Musk u largua ditën e Enjte nga Shangai në Kinë pas një vizite dy ditore të profilit të lartë. Atje u takua me Ministrin e Jashtëm Qin Gang dhe disa zyrtarë të tjerë.

Elon Musk është njeriu më i pasur në botë përsëri sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

CEO i Tesla shikoi pasurinë ti shtohej me 40.3 përqind këtë vit në 192 miliardë dollarë pasi aksionet e prodhuesit të makinave elektrike u rritën me 24 përqind në Maj.

Musk ka në pronësi afro 13 përqind të Tesla. Ai humbi vendin e parë në Dhjetor tek CEO i LVMH Bernard Arnault pasi aksionet e Tesla ranë me blerjen 44 miliardë dollarë të Twitter.

Shumica e pasurisë së Musk vjen nga aksionet e Tesla. Ai është CEO edhe i kompanisë hapësinore SpaceX dhe ka në pronësi rrjetin social Twitter.

Musk u largua ditën e Enjte nga Shangai në Kinë pas një vizite dy ditore të profilit të lartë. Atje u takua me Ministrin e Jashtëm Qin Gang dhe disa zyrtarë të tjerë.

Vizita e tij erdhi ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe Kinës janë rritur vitet e fundit dhe ishte një shenjë se Kina mbetet treg i rëndësishëm për Tesla.

Gjatë vizitës Qin e siguroi Musk se Kina mbetet e hapur ndaj bizneseve të huaja ndërsa Musk sinjalizoi zgjerim të biznesit të tij në këtë vend.