Elon Musk kërkon rikthimin e aplikacionit Vine

Ditën e djeshme në profilin e tij Twitter kërkoi nga 112 milionë ndjekësit e tij opinionin nëse duhet të rikthejnë aplikacionin ose jo.

Vizioni i Elon Musk për Twitter përfshin edhe rikthimin e Vine, aplikacionit të videove me metrazh të shkurtër që u mbyll në 2016-ën.

Sipas Axios, shefi i ri i Twitter mësohet tu ketë thënë një grupi inxhinierësh të punojnë për rikthimin e aplikacionit që mund të ndodhë brenda këtij viti.

Musk-ut i thanë një grup njerëzish të integrojë eksperiencën e Vine në Twitter. Me shumë gjasa jemi në një fazë ku Musk është duke analizuar të gjitha opsione dhe provat sugjerojnë se është pro rikthimin të Vine.

Ditën e djeshme në profilin e tij Twitter kërkoi nga 112 milionë ndjekësit e tij opinionin nëse duhet të rikthejnë aplikacionin ose jo.

Vine shihet si një aplikacion konkurrues i TikTok. Rikthimi i tij është në një linjë me planet e Musk për transformimin e Twitter në një super aplikacion i ngjashëm me WeChat. /PCWorld Albanian