Elon Musk kërkon shkurtimin e 10% të fuqisë punëtore të Tesla

Largimet masive nga puna nuk janë një praktikë e pazakontë për Musk dhe Tesla. Në Qershor të 2018-ës 9% e stafit u largua ndërsa në Janar të 2019-ës 7%.

Elon Musk përmes një e-maili drejtuar ekzekutivëve të kompanisë tha se Tesla duhet të ndërpresë punësimet e reja si dhe të shkurtojë fuqinë punëtore me 10%.

Në fund të 2021 Tesla kishte 99,920 punonjës në mbarë botën. Në e-mailin e parë nga agjencia a lajmeve Reuters, Musk thoshte se kishte një ndjenjë shumë të keqe lidhur me ekonominë.

Largimet masive nga puna nuk janë një praktikë e pazakontë për Musk dhe Tesla. Në Qershor të 2018-ës 9% e stafit u largua ndërsa në Janar të 2019-ës 7%.

Madje në Prill të 2020-ës kompania uli pagat. Nuk është e qartë se cilat departamente do të preken më shumë po lajmi vjen në një kohë kur kërkesës për makina elektrike është në rritje saqë zinxhirët prodhues nuk po e përballojnë dot.

Përveç impaktit që blerja e Twitter mund të ketë në financat e Musk, inflacioni që po rritet me shpejtësi në mbarë botën ka ndikuar në këtë vendimmarrje. /PCWorld Albanian