Elon Musk padit OpenAI dhe Sam Altman

Sipas padisë OpenAI është shndërruar në një filial de fakto i Microsoft i cili ka investuar 13 miliardë dollarë në të dhe mban 49 përqind të aksioneve.

Bashkëthemeluesi i OpenAI Elon Musk ka paditur kompaninë dhe bashkëthemeluesit e tjerë, bizneset e saj dhe palë të tjera. Ai pretendon, se duke ndjekur fitime, ato po shkelin statusin e OpenAI si një organizatë jofitimprurëse dhe marrëveshjen e arritur për të zhvilluar inteligjencë artificiale për të mirën e njerëzimit.

Sipas padisë OpenAI është shndërruar në një filial de fakto i Microsoft i cili ka investuar 13 miliardë dollarë në të dhe mban 49 përqind të aksioneve. Microsoft përdor teknologjinë e OpenAI për të zhvilluar mjetet e saj të AI gjeneruese si Copilot.

Musk thotë se bordi aktual i OpenAI po zhvillon dhe rafinon inteligjencën artificiale të përgjithshme (AGI) për të rritur fitimet e Microsoft dhe jo për të mirën e njerëzimit. “Kjo është një tradhti e marrëveshjes së themelimit,” thotë padia.

Musk argumentonte se GPT-4 është de fakto një algoritëm i Microsoft. Sipas padisë CEO i OpenAI Sam Altman dhe bashkëthemeluesi Greg Brockman kishin kërkuar ndihmën e Elon Musk për të filluar organizatën jofitimprurëse dhe financuar operacionet e saj të para në mënyrë që të konkurronin me avancimet e Google në AGI me DeepMind. Musk pretendon se ka dhuruar 44 milionë dollarë tek OpenAI gjatë periudhës 2016-2020.