Elon Musk paditet në gjykatë nga disa ish ekzekutivë të Twitter

Kur Musk bleu Twitter (tashmë X) një prej lëvizjeve të tij të para si pronar i kompanisë ishte shkarkimi i Agrawal, CFO Nerd Segal dhe juristëve Sean Edgett dhe Vijaya Gadde.

Një tjetër ditë, një tjetër padi ku përfshihet Elon Musk. Katër ish ekzekutivë të Twitter, përfshirë ish-CEO Parag Agrawal, paditën Musk ditën e Hënë duke pretenduar se ju detyrohet 128 milionë dollarë kompensim në pagesa.

Kur Musk bleu Twitter (tashmë X) një prej lëvizjeve të tij të para si pronar i kompanisë ishte shkarkimi i Agrawal, CFO Nerd Segal dhe juristëve Sean Edgett dhe Vijaya Gadde.

Sipas padisë Musk kishte një inat personal me këto ish ekzekutivë të cilët punuan që Musk të qëndronte marrëveshjes 44 miliardë dollarëshe kur u përpoq të largohej prej saj.

Padia citon biografinë e Walter Isaascson për Elon Musk i cili thoshte se Musk ka thënë që do të ndiqte secilin prej tyre deri ditën që do të vdesin.

Musk ka qenë një kritik i ashpër i Gadde në veçanti i cili ishte përfshirë në disa vendime të profilit të lartë të moderimit të përmbajtjeve. Pasi nisi përpjekjet për blerjen e Twitter, ai poston meme duke u tallur me ekzekutivin.

Nuk janë vetëm këta drejtues që nuk e kanë marrë pagën e largimit. Musk është përballur me disa padi nga ish-punonjësit e Twitter-it, të cilët gjithashtu presin një dëmshpërblim. Nën pronësinë e Musk, kompania ka ndaluar së paguari qira për disa nga zyrat e saj, gjë që ka çuar në më shumë padi dhe shkarkime.