Elon Musk premton ta bëjë Grok open-source

Musk ishte një prej bashkëthemeluesve të OpenAI së bashku me Sam Altman një dekadë më parë ndërsa misioni i saj ishte përballja me dominimin e Google në inteligjencë artificiale.

Startupi AI i Elon Musk, xAI do ta bëjë Grok open-source këtë javë tha miliarderi pak ditë pasi u paditi OpenAI duke thënë se ka humbur misionin e saj.

xAI lançoi Grok vitin e kaluar duke e pajiur me funksionalitete si informacion në kohë reale. Shërbimi është i disponueshëm për përdoruesit me pagesë të X të cilët kanë planin 16 dollarë në muaj.

Musk ishte një prej bashkëthemeluesve të OpenAI së bashku me Sam Altman një dekadë më parë ndërsa misioni i saj ishte përballja me dominimin e Google në inteligjencë artificiale.

Por OpenAI, të cilës ju kërkua që këtë teknologji ta bënte të aksesueshme për publikun pa asnjë pagesë, është shndërruar në një kompani që i jep prioritet fitimit thoshte Musk.

Premtimi për të hapur Grok do të thotë se xAI i bashkohet një liste kompanish në rritje përfshirë Meta dhe Mistral të cilët kanë publikuar kodet e chatbotëve të tyre për publikun.