Emiri i Katarit mbërrin në Turqi për të takuar Erdoganin

Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani u largua nga Doha të dielën në mëngjes për t’u takuar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas Agjencisë së Lajmeve të Katarit.

Sipas burimeve presidenciale që ndanë një foto të liderëve në Twitter, Erdogan mirëpriti Al Thani në Pallatin Vahdettin të Stambollit.

Emiri i Katarit, i cili është kreu i parë i shtetit që viziton Turqinë pas tërmeteve vdekjeprurëse, shoqërohet nga një delegacion zyrtar. /mesazhi