Emrat e personave të lënduar nga aksidenti tragjik në Llaskarcë

Drejtori i spitalit “8 shtatori”, Hristijan Kostov tha se deri tani në këtë spital janë pranuar 32 pacientë, 4 janë nëpër sallat intenzive, 28 janë nëpër dhomat e spitalit “8 shtatori” dhe 5 janë të vdekur, të cilët nuk janë identifikuar ende me emër dhe mbiemër. Bëhet fjalë për katër meshkuj dhe një femër, njofton Telegrafi Maqedoni. Këto janë emrat që i lexoi Kostov: Nikolla Karanfillovski Mersem Neziri Esat Emrulli Jasmina Stojanova Betim Ameti Antonio Antonievski Alajdin Shabani Dushan Stefnovski Lulzim Dalipi Manuel Trifunovski Muhamed Shishko Verica Stojanovska Serije Mustafi Aliçe Uzeir Goran Naumovski Demira Ali Seda Jusufi Jeton Ismaili Vjollca Ibraimi Halit Useini Miçi Fikiri Jasin Sejfuli Fikrije Stefan Jovana Gramatikova Abaz Kasmi Ferdi Ilija Ristovski Dilala Alili Abdul Ismaili Lujam Alili Përndryshe, informacionet e fundit thonë se nga ky aksident kanë vdekur 13 njerëz kurse ka mbi 20 të lënduar që janë dërguar nëpër spitalet e kryeqytetit. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 një autobus është rrokullisur në autostradën Shkup-Tetovë. Helikopterë, ambulanca, ekipet policore dhe qytetarë të shumtë u angazhuan për të nxjerrë udhëtarët e lënduar që ishin bllokuar në autobusin e rrokullisur.