Erdogan falënderon 73 shtete, mesin e tyre edhe Kosovën

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, ka faënderuar 73 shtete, për ndihmën dhe solidaritetin e treguar karshi përballjes më zjarret.

Ndër vendet që presidenti turk ka falënderuar është edhe Kosova, si dhe Shqipëria.

Turqia në javën e fundit po përballet me zjarret të cilat kanë shkaktuar shumë dëme, duke përfshirë edhe humbjen e jetës së qytetarëve.

Edhe rajoni përfshirë Kosovën po vazhdon të përballet me zjarre të cilat po shkaktohen nga temperaturat e larta, por dhe nga pakujdesia njerëzore.