Erdoğan: FETO ka grabitur të ardhmen tonë

“FETO ka grabitur të ardhmen tonë me të keqen që u ka bërë fëmijëve të këtij populli. Ka grabitur të ardhmen tonë dhe ka ndarë këtë umet”, është shprehur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e 135-vjetorit të themelimit të Universitetit Marmara në Stamboll.

Ndër të tjera Erdogan ka bërë të ditur se Universiteti Marmara ka mbi 84 mijë studentë dhe 3.277 pedagogë si dhe është një prej universiteteve ku për çdo vit vijnë më shumë se 3 mijë studentë nga 115 shtete të ndryshme, gjë e cila sipas tij tregon forcën përfaqësuese të këtij institucioni.