Erdoğan i pranishëm në koncertin e këngëtarit Yusuf Islam, pranon një kitarë si dhuratë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë në koncertin e këngëtarit legjendar britanik Yusuf Islam, i njohur gjithashtu si Cat Stevens, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas koncertit të mbajtur në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, Yusuf Islam i dhuroi një kitarë presidentit Erdoğan.

Në koncert të pranishëm ishin edhe zonja e parë e Turqisë, Emine Erdoğan, zv/presidenti Fuat Oktay dhe anëtarë të kabinetit.

Gruaja e këngëtarit, Fauzia Mubarak Ali dhe djali i tij Mohammed Islam ishin gjithashtu të pranishëm.

Nën emrin skenik Cat Stevens, Yusuf Islam la gjurmë të pashlyeshme në muzikë me një varg hitesh në vitet 1960 dhe 1970. Pas konvertimit në Islam në vitin 1977, ai ndryshoi emrin e tij në Jusuf Islam.

Koncertet e Yusuf Islamit në Turqi, një në Istanbul javën e kaluar dhe në Ankara këtë javë, paraqesin daljen e tij në turne për herë të parë në pesë vjet.