Erdogan: Nuk do të heshtim ndaj veprimtarive të Greqisë në ishuj

Presidenti Recep Tayyip Erdogan për aktivitetet e Greqisë në detin Egje, tha: “Nuk është e mundur që ne të heshtim për aktivitetet ushtarake të Greqisë në kundërshtim me marrëveshjet për ishujt me status të çarmatosur.”

Gjatë kthimit në atdhe pas një vizite 2-ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion.

Pas pyetjes së gazetarit se “Midis Turqisë dhe Greqisë ka tension për çështjen e armatosjes së ishujve nga Greqia në Detin Egje”, Erdogan tha: “Nuk është e mundur që ne të heshtim për aktivitetet ushtarake të kryera në kundërshtim me marrëveshjet për ishujt me status të çarmatosur. Në fakt, ne e kemi sjellë këtë çështje në agjendën e Kombeve të Bashkuara. Do të vazhdojmë ta mbajmë në agjendë edhe në periudhën e ardhshme.”

Lidhur me tensionin Rusi-Ukrainë, Erdogan deklaroi se po ndjek nga afër zhvillimet.

“Një luftë e vërtetë në rajon nuk do të ishte e mirë për askënd. Një gjë e tillë nuk do të ishte e drejtë për të mirën e rajonit”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan. /trt