Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan: Shkenca është gjithashtu garancia e pavarësisë politike të Turqisë

Erdogan: Shkenca është gjithashtu garancia e pavarësisë politike të Turqisë

Ky vlerësim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e Çmimeve të Shkencës të Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) dhe të Akademisë së Shkencave të Turqisë (TUBA).

“Ne vazhdojmë rrugën tonë duke e rritur vazhdimisht marshin (shpejtësinë) me synimin për të qenë një nga vendet e spikatura në të gjithë sektorët e industrisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me vetëdijen që pavarësia teknologjike është garancia e pavarësisë politike”, u shpreh Erdogani.

Udhëheqësi turk vuri në pah se vendi i tij ka bërë investime shumë të mëdha në shkencë, shkencëtarë dhe teknologji kohët e fundit.

“Falë këtyre, Turqia po përparon në rrugën drejt vjeljes së fryteve të përpjekjeve të saj për ta çuar teknologjinë e vendit në nivele më të larta”, shtoi presidenti.

Sipas tij, Turqia ka arritur vendin e 41-të në indeksin global të inovacionit (GII) duke ngjitur 10 shkallë njëherësh këtë vit, gjë që e bën atë vendin me rritjen më të madhe në ligën e 50 më të mirëve.

“Ne arritëm në eksporte një shifër vjetore prej 221 miliardë dollarësh në fund të muajit të kaluar. Me lejen e Allahut, janë afër ditët kur do të fillojmë të kemi suficit të llogarive rrjedhëse. Busulla jonë është prodhimi me vlerë të shtuar. Kursi ynë është investimi, punësimi, prodhimi, eksporti dhe rritja”, potencoi Erdogani mes të tjerash. /trt