Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohamed bin Zayed Al Nahyan, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan e priti Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Aeroportin Atatürk.
Në ceremoninë e pritjes të pranishëm ishin ministri i Rinisë dhe Sporteve, Osman Aşkın Bak, kreu i komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın dhe krykëshilltari i Presidentit, Akif Çağatay Kılıç.
Presidentët Erdoğan dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan gjatë ceremonisë së pritjes inspektuan automjetin e parë vendas dhe kombëtar të Türkiye-s, Togg.
Më pas Erdoğan dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan zhvilluan takim me dyer të mbyllura për mediat në ambientet e Zyrës shtetërore të pritjeve në Aeroportin Atatürk.