Erdoğan: Turqia nuk do t’i detyrojë kurrë sirianët të largohen nga vendi – VIDEO

Sirianët mund të kthehen në atdheun e tyre kur të duan aia, ka thënë Recep Tayyip Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij nuk do të detyrojë kurrë popullin sirian të kthehet në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sirianët mund të kthehen në atdheun e tyre kur të duan ata, por ne kurrë nuk do t’i detyrojmë ata të largohen nga toka jonë”, tha Erdoğan në një ngjarje që shënonte 32 vjetorin e Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Turqisë (MUSIAD).

Presidenti Erdoğan theksoi se Turqia do të vazhdojë të strehojë sirianë dhe nuk do t’i lërë ata në “duart e vrasësve”.

Siria është zhytur në luftë civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi shtypi protestat pro-demokratike.

Sipas shifrave zyrtare të OKB-së, mbi 350.000 njerëz humbën jetën nga konflikti, por grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se numri i të vdekurve është midis 500.000-600.000.

Mbi 14 milionë sirianë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, duke u bërë refugjatë ose të zhvendosur brenda vendit, sipas BE-së. /aa