Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me mbretin saudit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bisedës telefonike, Erdoğan dhe Salman fillimisht kanë shkëmbyer urime me rastin e Fitër Bajramit.

Dy liderët kanë diskutuar çështjet rajonale, ndërkohë që mbreti Salman ka falënderuar presidentin Erdoğan për përpjekjet e Turqisë gjatë kryesimit të saj të radhës me Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OBI).