Eric Dier transferohet në Bayern Munich

Mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, Eric Dier ka arritur marrëveshje me gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Gazetari i Bild, Florian Plettenberg raporton se gjithçka është arritur mes klubeve dhe futbollistit dhe mbrojtësin anglez do ta shohim duke bartur fanellën e kampionit të Bundesligas.

“Lojtari ka arritur në Mynih. Sot i kryen testet mjekësore”, ka shkruar gazetari në rrjetet sociale

Kujtojmë që kjo marrëveshje pritet të jetë si huazim, por me të drejt blerje në fund të këtij sezoni.

Dier te Tottenham Hotspur ishte transferuar gjatë vitit 2014 nga Sporting CP për 3.5 milionë euro.