Është shitur për 4 vjet: Klientët do të duhet të presin gjatë për të marrë SUV-in e ri Land Cruiser

Toyota, e cila është përballur me mungesat e prodhimit së bashku me pjesën tjetër të industrisë së automobilave, ka postuar një njoftim për klientët në Japoni se SUV-i i saj i ri Land Cruiser është shitur – dhe atë për katër vitet e ardhshme.

“Kërkojmë sinqerisht falje për faktin se Land Cruiser është pritur shumë mirë jo vetëm në Japoni, por edhe në mbarë botën dhe pritet që pas marrjes së një porosie të duhet një kohë e gjatë për ta dorëzuar atë”, thuhet në mesazh.

“Koha e dorëzimit për porositë që tani e tutje mund të jetë rreth 4 vjet. Ne do të bëjmë çmos për të shkurtuar kohën e dorëzimit të klientëve tanë dhe vlerësojmë mirëkuptimin tuaj”.

Një zëdhënës i Toyota tha për FOX Business që disponueshmëria ndryshon nga tregu në treg.

Versioni plotësisht i ridizajnuar i SUV-it kryesor të Toyota-s u lansua vitin e kaluar me një vlerësim të madh.

Për dekada, formacioni i Land Cruiser ka qenë i njohur për qëndrueshmërinë e tij dhe është një pamje e zakonshme edhe në pjesë të largëta të botës.