Evertoni befason Arsenalin

Evertoni ka bërë befasinë e javës në Premierligën angleze.

Sean Dyche e ka nisur për mrekulli aventurën në ”Goodison Park”, duke e mposhtur Arsenalin me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm e ka shënuar James Tarkowski në minutën e 60-të të ndeshjes.

Kjo është humbja e dytë e Arsenalit këtë edicion, pas asaaj ndaj Manchester United në muajin shtator.

Pavarësisht humbjes, ”Topçinjët” mbeten në vendin e parë në tabelë me 50 pikë, pesë më shumë se Manchester City që neser përballet me Tottenhamin.

Në anën tjetër, Evertoni është ngritur në vendin e 17-të me 18 pikë të grumbulluara.