“Facebook” ka vendosur të ndryshojë radikalisht mënyrën e funksionit të lajmeve në këtë platformë, duke bërë që postimet nga bizneset, markat apo mediat të mos kenë më prioritet.
Madje, edhe nëse dikush shpërndan një lajm në “Facebook”, postimet e tij personale do të kenë sërish prioritet ndaj lajmit kur shfaqen për miqtë e tij. Lajmi u dha nga vetë themeluesi i “Facebook”, Mark Zukerberg, i cili tha se postimet nga organizata të ndryshme, që ai i cilësoi përmbajtje publike, kanë eliminuar momentet personale në këtë platformë, duke e larguar nga rrënjët e saj.
Zukerberg pranoi se ky ndryshim do t’i kushtojë para Facebook, pasi popullariteti i postimeve të organizatave në “Facebook” do të bjerë, madje pritet që edhe shumë faqe që mbijetonin vetëm falë “Facebook” të falimentojnë. Ndryshimi i ri që pritet të hyjë në fuqi për pak javë, vjen pasi premtimit të Zuckerbeg se gjatë 2018 do të sigurohet se koha që njerëzit kalojën në “Facebook” të jetë e shpenzuar mirë.
Por duket qartë se shtysa është skandali i lajmeve të rreme dhe roli i “Facebook” në këtë skandal me pasivitetin e tij. Zukerberg pranoi se ndryshimi i ri mund të bëjë që njerëzit të kalojnë më pak kohë në “Facebook”, por gjatë 2017 problematike duket se ka kuptuar që një platformë e mbushur me përmbajtje të rreme dhe problematike, pavarësisht parimit për lajme të lira, nuk ja vlen barra qiranë.