Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Facebook përjashton nga rrjeti dhjetëra personazhe të njohur

Facebook përjashton nga rrjeti dhjetëra personazhe të njohur

Facebook ka vendosur të plërjashtojë nga rrjeti social dhjetra aktivistë e gazetarë të njohur si mbështetës të “ekstremit të djathtë” si Alex Jones, Milo Yiannopoulos dhe Laura Loomer.

Facebook njoftoi se personat e përjashtuar kanë dhunuar rregullat e rrjetit social përmes gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës.

Mes të përjashtuarve është edhe udhëheqësi i njohur fetar Louis Farrakhan, i cili akuzohet për komente anti-semtie, si dhe Paul Nehlen një “nacionalist i bardhë” që kandidoi për Kongres në 2018-ën.

Paul Joseph Watson është një gazetar dhe blogger, i cili identifikohet nga mediat si konspiracionist. Rrjeti social ka vendosur t’i përjashtojë edhe nga Instagrami.

Alex Jones, prezantues i “Info Wars”, i njohur si përkrahës i Donald Trump, është përjashtuar më parë nga Youtube, Twitter dhe thuajse të gjitha rrjetet sociale, duke shkaktuar largimin e tyre të plotë.