Facebook raportoi 3 miliardë përdorues aktivë në muaj

Sipas CEO Mark Zuckerberg, Reels kishin 200 miliardë shikime në ditë në të gjitha aplikacionet e kompanisë.

Facebook ka mëse 3 miliardë përdorues aktivë në muaj sipas raportit më të fundit të Meta.

Edhe pse popullariteti i Facebook ka rënë mes moshave të reja, platforma është shumë larg kapitullimit.

Në tërë familjen e aplikacioneve të Meta, ku përfshihen WhatsApp, Instagram, Messenger dhe tashmë Threads, janë 3.88 miliardë përdorues aktivë në muaj. Kjo shifër përbën thuajse gjysmën e popullsisë së botës.

Facebook ka 2.064 miliardë përdorues aktivë në ditë, një rritje e lehtë nga 2.037 miliardë që ishte në tre mujorin e parë të vitit. Rritja mund të ketë ardhur si rezultat i Reels, një kopje e TikTok që Meta e ka implementuar në Instagram dhe Facebook.

Sipas CEO Mark Zuckerberg, Reels kishin 200 miliardë shikime në ditë në të gjitha aplikacionet e kompanisë.

Prurja më e re e kompanisë, Threads arriti 100 milionë regjistrime në 5 ditë. Zuckerberg tha se dhjetëra miliona përdorues kthehen çdo ditë në aplikacion.