Familjarët konfirmojnë: Vdiq Mino Raiola

Agjenti më i njohur i futbollit, Mino Raiola, ka vdekur pas një sëmundjeje, në moshën 54-vjeçare, është konfirmuar nga llogaria në emrin e tij në rrjete sociale.

Raiola njihet si një prej agjentëve që ka fituar më së shumti nga menaxhimi i lojtarëve.

Zlatan Ibrahimoviqi, Paul Pogba, Erling Haalandit, Gianluigi Donnarummas, Matthijs de Ligt, Mario Balotelli e disa futbollistë të tjerë menaxhohen nga kompania e Raiolas.

Për vdekjen e tij u raportua edhe të enjten, por pak pas raportimit kompania e tij dhe vetë llogaria e Raiolas në rrjetet sociale përgënjeshtruan lajmin.