“Faraoni” nuk ka çmim

Po shkëlqen këtë sezon në Premier League dhe menjëherë klubet më në zë europiane u vunë në lëvizje për transferimin e tij.

I pari në listë që kërkon të përforcohet me egjiptianin Salah është Reali i Madridit, por te Liverpool janë të vendosur. Për “faraonin” nuk ka një çmim.

“Reds” e konsideron lojtarin të pashitshëm dhe nuk kanë ndërmend të pranojnë asnjë ofertë.

Liverpool është duke u përpjekur madje të zgjas edhe mbi 2022 kontratën me lojtarin./tch