Farat e linit! Sasia e rekomanduar ditore për të shmangur efektet anësore

Farat e linit njihen për përmbajtjen e lartë të fibrave dhe për përfitimet që falin për shëndetin e zemrës.

Por për të përfituar prej tyre është e rëndësishme të dini sasinë që duhet të konsumoni në ditë.

Përgatija e recetave që përfshijnë këto fara mund t’ju ndihmojë të arrini vlerën e rekomanduar ditore.

Ju mund të zgjidhni të përdorni farat e lirit të bluara ose farat e lirit të plota.

Të dyja janë plot me lëndë ushqyese dhe përfitime, por AgroWeb.org sugjern se nëse keni probleme me tretjen të zgjidhni ato të bluarat sepse janë më të lehta për t’u tretur.
Sasia e rekomanduar ditore dhe vlerat ushqyese

Farat e linit përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, madje ato konsiderohen si një burim proteinash me bazë bimore.

Sipas ekspertëve sasia e rekomanduar ditore është 2 lugë gjelle me fara lini, të cilat përmbajnë lëndët ushqyese të mëposhtme:

130 kalori
4 gram proteina
10 gram yndyrna të mira
7 gram karbohidrate
7 gram fibra
8 % e vlerës ditore për hekur
6 % e vlerës ditorë për kalcium

Megjithëse grupohen në kategorinë e “yndyrave të shëndetshme”, farat e linit janë gjithashtu të larta në proteina, të cilat janë një zëvendësues i mirë i proteinave me bazë shtazore.

Yndyrnat e shëndetshme që ato përmbajnë kontribuojnë gjithashtu në shëndetin e zemrës, në uljen e kolesterolit dhe të presionit të gjakut.
Efektet e mundshme anësore

Për shkak se farat e lirit janë të pasura me fibra, shumë nga anët negative lidhen me problemet e tretjes.

Ato mund të shkaktojnë fryrje, gazra dhe diarre.

Për të shmangur këto efekte anësore, mos e teproni me konsumin e tyre dhe pini shumë ujë gjatë ditës.

Kjo do të parandalojë që fibrat të shkaktojnë kapsllëk ose simptoma të tjera të pakëndshme.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të shmangni farat e linit që janë të papërpunuara, pasi ato mund të përmbajnë përbërës toksikë.

Ata gjithashtu raportojnë se gratë shtatzëna duhet të shmangin farat e lirit, vajin e lirit dhe suplementet e farave të lirit, për shkak të efekteve të lehta hormonale.

Për fat të mirë, reaksionet alergjike ndaj farave të lirit janë të rralla dhe kur konsumohen me përgjegjësi, rreziku i përjetimit të këtyre efekteve anësore është i ulët.