Sipas FBI-së botneti ishte përdorur për të fshehur operacionet e hakerëve Kinezë. Operacioni Flax Typhoon synoi një numër të madh pajisjesh të lidhura me internetin e konsumatorit.
Javën e kaluar FBI-ja mori kontrollin e një botneti që kishte në përbërje mijëra pajisje të ndërlidhura si kamera, regjistrues video, hapësira memorie dhe routerë dhe që operohej nga një grup hakerash Kinez lidhur me qeverinë Kineze tha drejtori i FBI-së Christopher Wray.
Grupi i hakerëve njohur me pseudonimin “Flax Typhoon” kishte vënë në shënjestër infrastruktura kritike në SHBA dhe mbarë botën nga korporata në media të ndryshme, universitete dhe qeveri.
Sipas FBI-së botneti ishte përdorur për të fshehur operacionet e hakerëve Kinezë. Operacioni Flax Typhoon synoi një numër të madh pajisjesh të lidhura me internetin e konsumatorit.
Autoritetet thanë se gjetën një bazë të dhënash me “mbi 1.2 milionë regjistrime të pajisjeve të komprometuara, duke përfshirë mbi 385,000 pajisje unike të viktimave të SHBA-së, si më parë ashtu edhe të shfrytëzuara në mënyrë aktive”.
Në një raport të botuar të mërkurën, kompania e sigurisë kibernetike ESET shkroi se vuri re se Flax Typhoon komprometonte disa serverë të Microsoft Exchange në Tajvan, duke synuar “disa organizata qeveritare, por edhe një firmë konsulence, një kompani softuerësh për prenotime udhëtimesh dhe vertikale farmaceutike dhe elektronike”.