Ballina Artikuj Feja që e shpëtoi njerëzimin nga kurbani njerëzor

Feja që e shpëtoi njerëzimin nga kurbani njerëzor

Hoxhë Halil Avdulli

Kurbani është një institucion që haset te të gjithë popujt, në të gjitha periudhat historike dhe në pothuajse çdo fe e besim. Nëse i ndjekim ajetet kur’anore, por edhe dëshmitë historike, shohim se institucioni i kurbanit është po aq i vjetër sa vetë njeriu. Sipas rrëfimit kur’anor, ai paraqitet që në familjen e parë njerëzore, në familjen e Ademit a.s., kur dy djemtë e tij patën mosmarrëveshje dhe secili solli kurbanin e vet.
Megjithatë, gjatë historisë njerëzore, koncepti i kurbanit mori edhe trajta tragjike. Të zhytur në injorancë dhe padituri, disa popuj e kthyen vetë njeriun në objekt sakrifice, e sidomos gruan, duke e flijuar atë si kurban.
Ngjarja e Ibrahimit a.s. me djalin e tij Ismailin a.s. erdhi për ta korrigjuar këtë devijim të madh njerëzor. Ajo tregoi se objekt i kurbanit nuk mund të jetë njeriu, por kafsha; sepse njeriu nuk është krijuar për t’u flijuar, por për të bartur një mision të madh dhe fisnik në tokë.