Fenë, predikojeni me buzëqeshje!

Hoxhë Halil Avdulli

Nuk është feja re e zezë, as fatkeqësi. Është shpallje e Zoti të Madhërishem të ju sjell kënaqësi, qetësi, dhe siguri zemrave dhe shpirtrave të njerëzve..

Kjo fe buzëqeshjen e bëri adhurim që të shpërblehemi për të. “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadaka”, në këtë mënyrë kushdo që bënë fytyrën e vrenjtur, të mrrolur e të zymtë le ta dij se ai është në kundërshtim me fenë e tij .

Le të praktikojmë të gjithë këtë vlerë, ashtu që të kemi fytyra të ndritshme, krenare dhe shpresëdhënëse, jo vetëm në botën tjetër por edhe në jetën kësaj bote.

Hoxhë Halil Avdulli