Pas përfundimit me sukses të transferimit të N’Golo Kante, Fenerbahçe publikoi një mesazh falënderimi për Presidentin Recep Tayyip Erdoğan.
Sipas klubit turk, presidenti kishte ndikim të madh në lehtësimin e procedurave të këtij transferimi.
“Klubi ynë ka përfunduar me sukses transferimin e N’Golo Kanté, një figurë e shquar në futbollin botëror. Në emër tim dhe të klubit tim, dua të shpreh mirënjohjen time ndaj presidentit tonë, z. Recep Tayyip Erdoğan, për mbështetjen e tij të konsiderueshme në sigurimin e përfundimit pozitiv të këtij procesi, i cili do të kontribuojë në zhvillimin si të Fenerbahçes ashtu edhe të futbollit turk”. thuhet ndër të tjera në njoftimin e Fenerit.








