Fenerbahce pas Florent Hadergjonaj

Fenerbahce synon të ketë edhe një lojtar kosovar në radhët e veta.

Skuadra gjigante turke, Fenerbahce, ka kthyer sytë kah mbrojtësi i krahut, Florent Hadergjonaj.

Sipas raportimeve të ‘Aksam’ [Kosovan Football], Fenerbahce do të dërgojë zyrtarët e skuadrës drejt Huddersfield, në janar, transmeton lajmi.net.

Synimi i tyre do të jetë nënshkrimi me lojtarin kosovar, i cili mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes.

Kujtojmë se tek Fenerbahce luan edhe kosovari tjetër, Vedat Muriqi, i cili së fundmi ka vuajtur nga një dëmtim.