Sulmuesi i Kombëtares së Kosovs, Vedat Muriqi së shpejti pritet ti bashkohet skuadrës së Fenerbahçes në stërvitje.
Muriqi u lëndua në fund të muajit të shkuar në stërvitje, ndërsa klubi turk ka njoftuar se sulmuesi brenda pak ditëve do të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit.
Në fakt, në njoftimin e Fenerbahçes, thuhet se Muriqi pothuajse është rikuperuar plotësisht dhe tashmë ka filluar me stërvitje individuale.
“Procesi i rikuperimit të Vedat Muriqit po përparon më pozitivisht sesa kemi pritur. Vedati, i cili ka filluar me stërvitje në palestër, së shpejti do të zhvendoset në fushë për t’u bërë gati për sezonin e ri”, ka shkuar Fenerbahçe.
Sulmuesi 32-vjeçari në këtë afat kalimtar të verës u rikthye te Fenerbahçe nga skuadra e Mallorcas.
Fenerbahçe pagoi 15 milionë euro për Muriqin, i cili me klubin turk ka kontratë deri në verën e vitit 2029.







