Ferrari bashkëpunon me Samsung për të zhvilluar ekranet e makinave

Ferrari do të përdorë panelet OLED të Samsung Display në modelet e ardhshme.

Sipas mediave të huaja, kompania koreano-jugore do të zhvillojë “zgjidhje me porosi të ekranit të teknologjisë OLED” për gjeneratën e ardhshme të makinave Ferrari.

Kjo është bërë e ditur përmes një deklarate të martën CEO i prodhuesit të automjeteve Benedetto Vigna.

Megjithatë nuk u zbuluan detaje financiare.

Vigna ka thënë më parë se ndërsa Ferrari po fokuson investimet në elektrifikimin, kompania do të përdorë furnizues të jashtëm për komponentë ose “softuer jo të rëndësishëm”.

Ferrari planifikon të zbulojë makinën e parë plotësisht elektrike në vitin 2025.

Samsung Display, i cili planifikon të investojë më shumë se 3 miliardë dollarë në prodhimin e paneleve OLED në Asan, Koreja e Jugut, është një njësi e Samsung Electronics.