FIBA pezullon ndeshjet e basketbollit nga shkaku i koronavirusit

Të gjitha garat e basketbollit të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) që nga e premtja pezullohen për shkak të koronavirusit, njoftoi sot federata, raporton Anadolu Agency (AA). 

“Duke marrë parasysh situatën aktuale me shpërthimin e koronavirusit (COVID-19) dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së lojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve dhe tifozëve, FIBA sot ka njoftuar se të gjitha garat e FIBA-s janë pezulluar që nga nesër, e premte, 13 mars 2020”, tha federata ndërkombëtare në një deklaratë. 

“FIBA do të vazhdojë të monitorojë situatën çdo ditë dhe do të vlerësojë opsionet për vazhdimin apo jo të garave përkatëse kur dhe nëse situata e lejon atë”, shtohet më tej. 

Teksa bota përpiqet të frenojnë virusin që përhapet me shpejtësi, organizatorët e ngjarjeve sportive në të gjithë globin janë detyruar të anulojnë ose ndryshojnë planet e tyre. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të mërkurën shpalli koronavirusin një pandemi globale.