FIFA i cakton gjyqtarët për ndeshjen Spanjë – Kosovë

FIFA i ka caktuar gjyqtarët që do udhëheqin ndeshjen Spanjë – Kosovë.

Arbitri kryesor do jetë danezi Joakop Kehlet, që do ndihmohet nga Heine Sorensen dhe Lars Hummelsgaard, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, gjyqtari i katërt është vendosur Jens Maae.

Pas humbjes ndaj Suedisë, kjo ndeshje do jetë vërtetë e rëndësishme për “Dardanët” që ëndërrojnë kualifikimin në Kupën e Botës.

Ndërkohë, kujtojmë se në grupin B ndodhen edhe Greqia dhe Gjeorgjia.