FIFA ndryshon formatin e Kupës së Botës për Klube

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka ndryshuar formatin e Kupës së Botës për klube.

Nga viti 2025 në këtë turne do të marrin pjesë plot 32 skuadra, transmeton IndeksOnline.

Në formatin e ri do të marrin pjesë 12 skuadra të përfshira nga Evropa.

Prej tyre katër Fituesit e Ligës së Kampionëve nga viti 2021, 2022, 2023 dhe 2024 do të jenë pjesë e Kupës së Botës për Klube, ndërsa 8 skuadrat e tjera do të plotësohen nga klasifikimi i koeficientit.