Filipine, 16 persona të vdekur nga tajfuni

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pasi një tajfun i fuqishëm goditi disa pjesë të Filipineve, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e administrimit të katastrofave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tajfuni “Fanfone” për herë të fundit u vërejt duke përshkuar ishullin qendror Panaji, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 150 kilometrash në orë, tha agjencia.

Tajfuni po ashtu ndikoi edhe në provincat Capiz, Iloilo dhe Leyte, duke rrëzuar çatitë e shumë shtëpive dhe duke rrëzuar pemët dhe shtyllat e energjisë.

Deri më tani, të paktën 10.000 njerëz janë evakuuar në zona të sigurta, shtoi agjencia.