Fiton Gjilani, mposhtet Drita

Gjilani është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Ulpianën me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 23-të, pas barazimit javën e kaluar kundër Prishtinës.

Pas një pjese të parë pa gola, skuadra e trajneri Ismet Munishi shënoi dy herë në pjesën e dytë. Ishte i përhershmi Gerard Progni ai i cili shënoi për 1-0 në minutën e 54’, kurse rezultatin final e vulosi Kelmendi me golin e tij në minutën e 75’.

Ndryshe shkoi situata me skuadrën tjetër nga qyteti i Gjilanit, Drita e cila u mposht befasisht nga Drenica me rezultat 2-1.

Për vendasit realizuan Gashi dhe Uka, kurse golin e vetëm për Dritën e realizoi Simonovski me të filluar pjesa e parë.

Kjo është humbja e dytë radhazi për Dritën, pas disfatës nga Ballkani javën e kaluar dhe renditet në vendin e tretë me 41 pikë, kurse Gjilani është i dyti me 46 pikë.